Moti për sot dhe ditëve në vijim
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Vende-vende priten reshje e rrebeshe të herëpashershme shiu, kurse temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta.
Nga e diela përmirësim dhe stabilizim i atmosferës, megjithatë mund të ketë reshje të izoluara. Presim më shumë intervale kohore me diell dhe shumë më pak reshje. Temperaturat do të fillojnë të rriten.

