Moti për sot, temperaturat deri në 29 gradë celsius
Temperaturat kanë rënë pak dhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot më stabil sot.
“Dita e enjte parashikohet të jetë më stabile, kryesisht me diell por vranësirat mund të jenë prezent për gjatë relievit malor”, njofton Instituti Hidrometeorologjik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

