Moti: Reshje shiu e shkarkime bubullimash
Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm. Herët në mëngjes shi e bubullima, derisa ditën edhe intervale me diell. Të dielen do të jetē më ftohtë.
Java e ardhshme fillon me mot stabil, me më shumë intervale me diell, por se në mëngjes me ngrica, e në ultësira kushte edhe për mjegull, sidomos nga dita e martë.
17.12 – Mot i ndryshueshëm dhe i butë. Herët në mëngjes rrebeshe shiu me bubullima. Ditën intervale me diell dhe riga lokale shiu. Në mbrëmje më ftohtë dhe vransira.
18.12 – Kryesisht vranët dhe ftohtë.
19.12 – Paradite kryesisht me diell. Ditën vransira kalimtare.
20.12 – Mjegull në ultësira e ngricë orëve të mëngjesit. Ditën kryesisht me diell.
21.12 – Kryesisht me diell. Mjegull orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave.
Temperaturat pësojnë rënie nga dita e diel edhe deri në 3C e 4C, maksimalet, ndërsa minimalet mund të zbresin edhe deri në -5C e -4C të hënën në mëngjes..
Frynë erë e lehtë dhe mesataret, të shtunën nga jugu e juglindja 3-11m/s, e të dielen nga verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje të jashtëzakonshme mbi vlera normale, gati edhe për 30mb ditën e hënë.

