Moti: Reshje shiu, paralajmërohen edhe vërshime
Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të ketë reshje të mëdha shiu, me mundësi edhe për vërshime lokale.
9.07 – Kryesisht me vransira, më ftohtë dhe me erë. Reshjet vazhdojnë kohëpaskohe, vende-vende edhe më intensive. Deri në mbrëmje pushojnë.
10.07 – Më ngrohtë, vransira dhe intervale me diell.
11.07 – Në mëngjes kryesisht me diell, ditën pjesërisht vranët dhe ngrohtë.
12.07 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
11.07 – Ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat minimale zbresin edhe deri në 10C e 9C ditën e hënë dhe martë, e maksimalet pas rënies ditën e shtunë në 19C, shënojnë rritje në 22C deri 25C ditëve vijuese.

