Moti: Rikthehen reshjet e shiut, pritet edhe borē
Mot kryesisht me diell pritet të mbajë gjatë fundjavës në vend, derisa nga java e ardhshme priten reshje shiu e në zona malore edhe borë. Fjolla bore mund të bien edhe në pjesë më të larta të Prishtinës, sidomos orëve të mëngjesit nëse temperaturat zbresin fare pranë 0C.
Të shtunën orëve të pasdites priten zhvillime të vransirave të pakta lokale. Në zona malore, më vonë, me pak gjasa për ndonjë rigë shiu, sipas “Mendimi për motin”.
Ndërkohë, në pjesën e dytë të javës pritet ndryshim i motit, ku priten reshje shiu e bore.
“Temperaturat pësojnë rënie të theksuar edhe nën vlera mesatare, deri në 8C e 10C, maksimalet, ndërsa minimalet deri në 2C e 3C. Paraqiten kushte për reshje të bollshme shiu, derisa viseve malore edhe për reshje dëbore. Fjolla bore mund të bien edhe në pjesë më të larta të Prishtinës, sidomos orëve të mëngjesit nëse temperaturat zbresin fare pranë 0C”, thuhet në njoftim.
Nga fundjava e ardhshme temperaturat rriten përreth mesatareve, deri në 16C e 18C, derisa të reshurat e shiut mbeten të mundshme edhe në javën e fundit të prillit pas datës 22.
Të reshura bore në Prishtinë ka pasur para dy vitesh, në vitin 2022, më 20 prill.

