Moti: Rikthehet dimri në Kosovë, pritet edhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë ulje. Gjatë natës vonë parashihen reshje bore.

Sipas parashikimeve, të martën do të të mbajë i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Të mërkurë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu e bore. Temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimërore.

Ndërsa, ditën e enjte parashihet të mbajë mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat më të fokusuar parashihen për rreth relievit malor. Në vlerat e temperaturave maksiamle parashihen rritje të lehta.

Ndërkaq, të premten do të mbajë kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.

“Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, është bërë e ditur nga IHMK.