Moti: Rrebeshe shiu e temperatura deri në 30C
Mot më i ngrohtë pritet të mbajë sot në vend, me temperatura deri në 26 e 27C, sipas “Mendimi për motin”.
Parashihen më shumë intervale me diell, megjithëse vransira kalojnë mbi vend që edhe mund të japin kushte për reshje shiu nga pjesë perëndimore të vendit, e më vonë pasdite ndonjë rrebesh shiu mund të zhvillohet, me më gjasë përreth viseve malore në jug të vendit.
Kushte më stabile të motit parashihen gjatë javës së ardhshme, me temperature mbi mesatare.
“Sipas trendeve më të fundit, nga pjesa e dytë e javës vijuese, në disa modele po shfaqen kushte më stabile meteorologjike, që edhe mund të favorizonin mot kryesisht me diell, së paku deri në fundjavën e ardhshme. Temperaturat pritet të shënojnë rritje, edhe deri në 30C, e lokalisht të kalojnë edhe mbi. Duke shkuar nga dhjetëditëshi i dytë i qershorit, nga dita e dhjetë, sërish shfaqen sinjale për mundësi për të reshura, kryesisht si rrebeshe shiu, mirëpo temperaturat mbesin të larta deri në 29C e 30C, e ato minimale nga 12C deri 15C”. thuhet në njoftim.

