Moti: Rritet intensiteti i reshjeve, do të ketë shi e borë

Sot pritet intensitet më i lartë i reshjeve, të cilat do të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore pritet edhe borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.