Moti: Shi me vetëtima dhe mundësi për breshër

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi të enjten pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Rrallë në disa vise kryesisht kodrinore-malore priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme. Orëve të pasdites gjithnjë do të ketë gjasa për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në zona të caktuara, kurse rrebeshe më të përhapura priten gjatë fundjavës./MeteoBallkan