Moti: Shirat e kohëpaskohshme do të vazhdojnë tërë javën

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm me ditën e djeshme, me diell e vranësira që parashihet të sjellin shi.

Mot kryesisht i ngjajshëm parashihet të mbajë deri javën e fundit të këtij muaji.

Postimi i IHMK-së:

Edhe dita e diele parashihet të jetë kryesisht e ngjajshme me ditë e shtunë, me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu.

Në fushat termike nuk parashihen ndryshime, por  do të jenë konstante m e ditët e fundit.

Mot kryesisht i ngjajshëm parashihet të mbajë deri javën e fundit të këtij muaji.

Gjatë vikendit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.