Moti: Shiu vjen nesër

Moti i freskët, por me diell do të vazhdojë edhe sot, ndërkaq prej nesër priten reshje të dobëta shiu. Në pjesën e dytë të javës sërish ftohje e motit.

15.03 – Kryesisht me diell, herë herë edhe vransira kalimtare.  Në mëngjes ngrica.

16.03 – Vransirat do të shtohen.  Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe reshje të dobëta shiu.

17.03 – Kryesisht me vransira.  Herët në mëngjes riga lokale shiu.

18.03 – Vransira dhe intervale me diell.  Mundësi për reshje të dobëta bore nga viset malore.

Temperaturat në rritje në të dy vlera ekstreme, me minimale nga -6C deri në 2C, e maksimalet deri të mërkurën rriten deri në 12C, e më pas zbresin deri në 6C ditën e premte.

Erërat fryjnë lehtë dhe mesatarisht nga jugperëndimi 2-10m/s, e prej ditës së enjte nga verilindja.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale, me një rritje të lartë në ditët e para të javës.