Moti sot: Bien pak temperaturat minimale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.

Sipas IHMK-së, mund të ketë ngrica dhe temperaturat minimale do të jenë më të ulëta.

E martë – Mot i ngjashëm, me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, në mesditë temperaturat minimale do të jenë më të ulëta për 4-6 gradë se dita e hënë, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta , ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira më të theksuara se diten e merkurë. Temperaturat maksimale do të ulën për1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante.

E premte – Edhe dita e premte mbetet me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, përpos që minimalet do të rriten për 3 gradë, mdersa maksimalet mbeten të ngjashme.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.