Moti sot: Diell, shi e shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot të ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës mund të shoqërohen nga riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, (duke mos e përfshirë të gjithë territorin), do të kenë më pak reshje”, thuhet në njoftimin e IHKM-së.
Temperaturat minimale parashikohet të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.
“Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj kujdes rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, njofton IHKM.

