Moti: Sot, dita më e nxehtë e javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot kryesisht stabil.

Sipas IMHK-së do të ketë mot me pak vranësira dhe intervale me diell.

Ndërkohë, sipas IHK sot do të jetë dita me e nxehtë e javës.

Temperaturat minimale do të të sillen ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 14 dhe 17 gradë Celsius.

“E enjte- Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Kjo ditë parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës, për shkak të prezence së masave të ajrit me origjinë nga jugperendimi.” – thuhet ne njoftim.