Moti: Sot e nesër do të jetë ftohtë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot dhe nesër do të mbajë mot më i ftohtë.
Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 22-23.12.2021Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por më i ftohët. Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.

