Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat shkojnë deri në 17 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, ndërsa gjatë ditës mund të ketë vetëm ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara. Përndryshe, priten vranësira të shpeshta me intervale kohore me diell.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-38 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C.