Moti sot me diell dhe vranësira të pakta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se dita e premte do të jetë dita më e nxehtë.
“Dita e premte do të jetë dita më e nxehtë. Parashihen vranësira të pakta kryesisht rrreth relievit malor”, njofton IHMK.
Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

