Moti sot: Me diell dhe vranësira të pjesshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot nëvendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. Reshjet e fundit që ranë, kanë ndikuar pozitivisht, si në cilësinë e ajrit dhe po ashtu kanë përmirësuar dukshëm kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike.

