Moti: Sot më ngrohtë, pasdite priten rrebeshe shiu
Për ditën e premte parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, me diell e shi.
Gjatë orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.
Temperaturat minimale 9-10C, ndërsa ato maksimale luhaten ndërmjet 17-19C.
Mot edhe më të ngrohtë pritet të kemi ditën e shtunë, me temperatura 20-22C, ndërkohë që pasdite priten mundësi për rrebeshe e bubullima.
Të dielën rënie temperaturash dhe reshje shiu kohëpaskohe.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugu e juglindja e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, herë-herë edhe mesatarisht e fuqishme me hove deri në 15m/s.
