Moti sot: Me rrebeshe shiu e rrufe

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat pasdite pritet të sjellin rrebeshe shiu e shkarkime rrufesh.

Nga java e ardhshme pritet paqëndrueshmëri më e madhe e motit.

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, sidomos nga dita e martë, duke bërë që maksimalet në pjesën dërrmuese të vendit të jenë për disa gradë nën vlerën 30°C.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal, megjithatë gjasat për reshje janë pothuajse në gjithë javën, me shpresë që të gjitha zonat do të përfitojnë nga këto të reshura në njërën prej ditëve.

Më shumë detaje mund të gjeni në platformën meteorologjike në Kosovë. /MeteoKosova/