Moti: Sot me shi e borë
Ftohtë me shi e borë ditën e diel. Javën e ardhshme kthjellime dhe rritje e temperaturave, parashikon “Prishtina Weather”.
Java e ardhshme fillon me mot stabil, kryesisht me kthjellime e diell.
Datat:
10.04 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Në mëngjes reshje shiu, vende-vende edhe borë.
11.04 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe vransira të pakta lokale.
12.04 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.
13.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
Temperaturat në rënie ditën e diel. Deri në 7C zbresin maksimalet e minimalet edhe deri në 0C ditën e hënë dhe martë.
Ditëve në vijim, temperaturat shënojnë rritje deri në 5C, minimalet, e maksimalet rriten deri në 20C ditën e mërkurë.

