Moti: Sot me shi e shtrëngata, nesër me diell

Sot do të mbajë mot më i freskët dhe me shtëngata shiu. Nga nesër pritet të ketë më shumë diell, njofton Prishtina Weather.

14.05 – Mot jostabil, me vransira e diell. Që nga orët e paraditës priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi.

15.05 – Në mëngjes viseve të ulëta vransira të ulëta ose kushte për mjegull. Ditën më shumë diell. Përreth viseve malore ka mundësi për shi e bubullima.

16.05 – Kryesisht me diell.

17.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell gjatë ditës. Më vonë në mbrëmje mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

18.05 – Mot i ndryshueshëm, me vransira, diell, e ditën edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10-14C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin në 23C, me tendencë të rritjes deri të martën në 28 gradë.