Moti sot: Me vranësira, temperaturat ulen ndjeshëm
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, që do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Dita do të vijojë me diell dhe vranësira por jo e nxehtë. Do të jetë dita më e këndshme e javës pas vapës ekstreme që ka pushtuar vendin tash e dy javë.
Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-42 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të luhaten prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 25°C.

