Moti sot: Riga shiu e shkarkime atmosferike

Dita e parë e muajit maj do të jetë me diell e vranësira, vende-vende të shoqëruara me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë, ndërsa maksimalet 15-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike vazhdojnë të jenë të mira, si rezultat i prezencës aktive të temperaturave pranverore dhe qarkullimit të vazhdueshëm të parametrit të erës.