Moti sot: Shi, borë e temperatura të ulëta
Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore do të bjerë edhe borë. Temperaturat do të shënojnë rënie.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

