Moti: Sot shumë ftohtë, shi e borë pasdite

Moti sot do të jetë shumë i ftohtë. Nga e premta priten sërish reshje shiu, kurse në viset malore edhe borë, njofton Prishtina Weather.

Trashësia e borës mund të jetë 5cm nga rrafshi i Kosovës, e edhe mbi 10cm në vise kodrinore.

8.12 – Shumë ftohtë, me ngricë në mëngjes.  Kryesisht kthjellët.

9.12 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën vransirat shtohen, e vonë në mbrëmje priten edhe reshje shiu.

10.12 – Kryesisht vranët, me reshje shiu që vazhdojnë herët në mëngjes.  Reshje lokale shiu priten pasdite dhe në mbrëmje.

Temperaturat pësojnë rënie të theksuar në ditët e ardhshme, minimalet edhe deri në -5C ditën e mërkurë, më pas me një rritje deri në 2C të premten.  Edhe temperautrat maksimale zbresin pranë 0C, deri në 1C të martën e mërkurën, e deri të premten me një rritje në 8C.

Era ndryshon drejtimin nga juglindja në verilindje të martën, ku fryn edhe mesatare 5-10m/s, e nga dita e enjte frynë erë e fuqishme nga juglindja 7-14m/s.

Shtypja atmosferike mjaft jostabile gjatë kësaj periudhe, me rënie ditën e hënë, e në mesjavë me një rritje përreth vlerave normale, ku sërish pëson rënie ditën e enjte.