Moti: Sot temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë
Mot shumë i nxehtë pritet të mbajë edhe sot në vend. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë.
Sipas Prishtina Weather, vonë në mbrëmje kalimi i ndonjë stuhie nga rajoni, mund të sjell vransira apo edhe ndonjë rrebesh shiu në pjesë të vendit.
Nesër paraqiten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullima e temperaturat zbresin në 33C.
Në fillim të javës sërish më nxehtë dhe kryesisht me diell, e temperaturat shkojnë deri në 38C e 39C, lokalisht edhe 40C.
“Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell, i shoqëruar edhe me erë parashihet ditën e shtunë në vend. Vonë në mbrëmje kalimi i ndonjë stuhie nga rajoni, mund të sjell vransira apo edhe ndonjë rrebesh shiu në pjesë të vendit. Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-15m/s, me hove edhe deri në 20m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 35C e 37C.
Ditën e diel, pasdite, paraqiten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullima e temperaturat zbresin në 33C. Në fillim të javës sërish më nxehtë dhe kryesisht me diell, e temperaturat shkojnë deri në 38C e 39C, lokalisht edhe 40C”, thuhet në njoftim.

