Moti sot: Temperaturat shkojnë në 32 gradë
Sipas IHMK, në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vapë.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11-15 gradë teksa ato maksimale parashihen të jenë ndërmjet 28-32 gradë.
“E enjte-Mot kryesisht me diell dhe me vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-28gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

