Moti: Sot vranët, nesër do të më shumë diell
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa nesër do të ketë më shumë diell.
“Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius. Të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në raportin e IHMK’së.

