Moti sot: Vranët, priten edhe rrebeshe e bubullima

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe me gjasa për rrebeshe e bubullima, lokalisht edhe si stuhi me breshër.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 25 gradë Celsius.

Më shumë intervale me diell parashihen për ditën e premte, e më vonë pasdite dhe mbrëmje sërish mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

Mundësitë për rrebeshe e bubullima mbesin edhe përgjatë fundjavës.

Temperaturat shënojnë rritje edhe deri në 25 e 27 gradë Celsius ditën e premte, e në fundjavë zbresin në 21 e 23 gradë Celsius.