Moti: Të shtunën – vranët, të dielen – më shumë diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit, vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende–vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.
Të dielën mot kryesisht i qetë me vranësira të pjesshme dhe rreze dielli.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.
Gjatë vikendit do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, thuhet në njoftim.

