Moti: Temperaturat sot shkojnë deri në 26 gradë

Sot temperatura do të shkojë deri në 26 gradë Celsius.

Të martën. Mot i ngjashëm, vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Të mërkurën. Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ndërsa në maksimale, parashihen ulje për 1-3 gradë Celsius.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Të enjten. Mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme.

Minimalet ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Të premten. Edhe dita e premte parashihet të ketë mot kryesisht të qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë luhatje të theksuara, ato parashihen të jenë konstante me ditën e enjte.