Moti: Temperatura të larta sot, maksimalja deri në 35 gradë
Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell po parashihet edhe ditën e mërkurë në vend.
Temperaturat minimale zbresin deri në 17C e 19C, e ato maksimale arrinë deri në 33C e 35C. Do të fryjë erë e lehtë jugperëndimore 2-5m/s.
Së paku deri në fundjavë do të vazhdojnë kushte e valës së nxehtësisë të dominuar kryesisht me kthjellime e diell, njofton Prishtina Weather.
Maksimalet shkojnë deri në 36C, e lokalisht 37C e 38C.

