Moti: Temperaturat arrijnë në pikën e kuqe, nesër priten rrebeshe shiu
Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot shumë i nxehtë. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë, vende-vende edhe më shumë. Të dielën priten rrebeshe shiu me bubullima.
Rekomandohet t’i ikni ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.
23.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.
24.07 – Shumë nxehtë. Pasdite priten rrebeshe me bubullima, më shumë përgjatë viseve malore.
25.07 – Mbetet nxehtë, kryesisht me diell.
26.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.
27.07 – Shumë nxehtë, e pasdite më vonë rrebeshe shiu me bubullima.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, e ato maksimale rriten deri në 37C e 38C ditën e shtunë, për të zbritur deri në 33C, të hënën, por që shënojnë rritje sërish ditën e martë.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-12m/s, të shtunën e të martën nga jugperëndimi.
Shtypja atmosferike në rënie graduale, deri të martën edhe nën vlera normale.

