Moti: Temperaturat e mëngjesit zbresin në minus 8 gradë

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot dhe nesër do të jetë më ftohtë.

Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por më i ftohët. Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK’ja.