Moti: Temperaturat shkojnë deri në 39 gradë
Prishtina Weather ka njoftuar se një valë e nxehtë pritet ta përfshijë vendin tonë gjatë ditëve të ardhshme. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë.
Ditëve të kthjellëta e me diell, indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.
22.07 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe diell.
23.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.
24.07 – Mbetet shumë nxehtë. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima, kryesisht përreth viseve malore.
25.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat në rritje, minimalet deri në 20C të dielen, e maksimalet shënojnë rritje deri në 37C ditën e shtunë, lokalisht edhe deri në 39C, e më pas në një rënie të lehtë deri në 34C ditën e hënë.

