Moti: Temperaturat shkojnë sot deri në 22 gradë

Vendi ynë do të karakterizohet sot nga një mot me diell dhe temperatura relativisht të larta për këtë kohë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit.