Moti: Tetori nis me shi e rënie temperaturash

Prishtina Weather ka njoftuar se dita e parë e tetorit fillon me të reshura shiu, të cilat mund të vazhdojnë edhe në fillim të javës.

Sipas parashikimeve, në pjesën e dytë të javës do të ketë më shumë intervale me diell dhe rritje të temperaturave.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo ditën e shtunë ka gjasa të ketë depërtime edhe të pluhurit saharian mbi rajon, që mund të rrisë koncentrimet tek parametrat e grimcave të materies, e që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare, apo edhe në të dobëta në disa stacione.

1.10 – Kryesisht vranët dhe ngrohtë, nga mesdita me mundësi për reshje shiu, që vende-vende mund të vazhdojnë edhe në mbrëmje si reshje lokale.

2.10 – Mjegull në mëngjes përgjatë ultësirave, e gjatë ditës kryesisht me diell.

3.10 – Vransira në mëngjes, me mundësi për riga lokale shiu. Gjatë ditës intervale me diell.

4.10 – Kryesisht me vransira, nga mesdita me mundësi për riga lokale shiu.

5.10 – Pjesërisht vranët.

Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, minimalet zbresin nga 12C e 13C në fundjavë, deri në 5C ditën e mërkurë, ndërsa ato maksimale nga 23C, të shtunën edhe deri në 15C ditën e martë.