Moti: Vazhdon i nxehti afrikan, temperaturat deri 33 gradë
I nxehti afrikan vazhdon mbi vendin tonë edhe gjatë kësaj jave. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashikohet mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Në Kosovë, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33gradë Celsius.

