Moti: Vranësira e reshje shiu në fundjavë
Nga dita e hënë do të ketë intervale me diell dhe vransira të ndryshueshme, por se nuk priten mundësi për të reshura. Temperaturat maksimale deri në 15C e 16C.
Vransirat mbeten dominante edhe ditën e shtunë mbi vend, që kohëpaskohe shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht nga perëndimi i vendit, por deri në mbrëmje mund të shtrihen edhe në pjesë tjera.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore 5-9m/s, nga Dukagjini edhe jugperëndimore me hove mbi 15m/s.
Temepraturat minimale zbresin në 5C e 7C, e ato maksimale shkojnë deri në 13C e 15C.
Me vransira parashihet moti edhe ditëne diel, me mundësi për riga lokale shiu.
Nga dita e hënë do të ketë intervale me diell dhe vransira të ndryshueshme, por se nuk priten mundësi për të reshura.
Temperaturat maksimale deri në 15C e 16C, thuhet në njoftim.

