Moti: Vranët dhe me reshje shiu, vende-vende edhe borë

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

“Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë ulje, sidomos në vlerat e maksimaleve.

Parashihen edhe erëra të fuqishme në disa rajone të veriut të Dukagjinit, ndërsa në viset e larta me lartësi mbidetare mbi 800m, reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.