Moti: Vranët, por pa të reshura
Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Postimi i plotë i IHMK-së:
Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, e lehtë deri mesatare.

