Motoçiklisti godet të moshuarën në Gjilan dhe ikën nga nga vendi i ngjarjes

Një motoçiklist ka goditur një grua të moshuar në Gjilan dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima e moshës mbi 80-vjeçare është dërguar në spital për trajtim.

Rr. Raif Halimi, Gjilan 14.05.2022 – 16:50. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete me drejtues të dyshuarin deri më tani të pa njohur (i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes) dhe këmbësores, viktimës femër kosovare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima e cila është duke u trajtuar në spital, thuhet në njoftimin e policisë.