Motori i merr jetën një 88-vjeçari
Një person ka vdekur në vendin e ngjarjes pas goditjes nga një motor. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:25 të së martës në zonën e Brrylit në Tiranë.
Policia bën të ditur se motori i drejtuar nga shtetasi B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 88-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

