Motoristi përplaset me autobusin, vdes 45-vjeçari

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Shkozë, ku një motor është përplasur me autobusin dhe si pasojë ka ndërruar jetë një 45-vjeçar ende i paidentifikuar.

“Më datë 24.04.2022, në Shkozë, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.