Motra me fjalë emocionuese: “Oh jeta jem bre, sot zemra ime vdiq”
Një ngjarje tragjike tronditi të mërkurën qytetin e Klinës. Dy persona mbetën të vrarë në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, shkruan Sinjali.
Fillimisht Policia e konfirmoi vetëm një person të vrarë, derisa më vonë u konfirmua edhe viktima e dytë.
Dorasi është arrestuar.
Siç u raportua mbrëmë viktimat janë kushërinj mes vete, Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.
E ketë rast të hidhur, rëndë e ka përjetuar motra e njërit nga djemtë e vrarë në Klinë, ku me dhimbje të madhe nxjerr fjalët për vëllain e saj.
“Oh jeta jem bre, sot zemra ime vdiq së bashku me nanën o vllavi jem smuj e përballoj vdekjen tane, ti gjithmonë ki me kanë në zemrën teme i gjallë”, këto janë fjalët emocionuese të motrës së të ndjerit.

