Mozzik “shpërthen” në Instagram, pendohet dhe e fshinë
Reperi i njohur, Mozzik, gjatë ditës së sotme ka publikuar një fotografi në Instagramin e tij teksa ka shkruar “Unë e di kush je ti”, por që më pas është penduar dhe e ka fshirë atë.
Fotografia e tij me mbishkrim ka qëndruar vetëm për pak minuta, por që Panorama.al ka arritur ta sigurojë këtë fotografi.
Nuk dihet se kë po thumbon Mozzik, por dukshëm ky status ishte një mesazh i koduar.
Lidhur me raportin e tij me Loredanën pavarësisht lajmeve që kanë qarkulluar për ribashkimin e tij me të, ai ka deklaruar se është single.


