MPB thotë se nga java tjetër do të furnizohen me material shtesë për dokumentet personale
Në fillim të muajit prill, në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) do të arrijë kontingjenti i ri me material shtesë për furnizimin me dokumente personale si letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shofer.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.
“Në fillim të javës tjetër do të arrijë kontingjenti i ri me material për furnizimin me dokumente personale”, ka thënë Fetoshi për telegrafin.

