Mrika: Do të jem zëri i gruas gjilanase
Unë, Mrika Krasniqi Shala, kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga PDK 191, me numër 6 në listë fituese, do të jem zëri i gruas gjilanase.
Angazhimi im politik dhe shoqëror ka një qëllim të qartë: fuqizimin e gruas, rritjen e përfaqësimit të saj dhe mbështetjen e saj në çdo fushë të jetës – në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe vendimmarrje.
Gruaja gjilanase meriton më shumë hapësirë, më shumë përkrahje dhe më shumë mundësi për të kontribuar me dinjitet në zhvillimin e qytetit tonë.
Me përkushtim e transparencë do të punoj që zëri i grave të dëgjohet dhe të kthehet në vendime konkrete që përmirësojnë jetën e secilës prej tyre.
Bashkë, më 12 tetor, ju ftoj të më përkrahni me votën tuaj për një Gjilan më të drejtë, më të barabartë dhe më gjithëpërfshirës.
✅ Mrika Krasniqi Shala – Nr. 6 në listën e PDK
