Mrika Krasniqi Shala: Familja për ne është e shenjtë dhe nuk do të bëjë asnjë kompromis me vlerat e saj

Fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit filloi dje, me një entuziazëm dhe dëshirë për një Kosovë më ndryshe, me vullnetin që qytetarët të jetojnë me dinjitet.

Në organizimin e mbrëmshëm të Koalicionit “Për Familjen”, u paraqitën emrat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës dhe në të njejtën kohë u dha shpresë që ky Koalicion, me kandidatët e saj më të mirë, do të qëndrojë në përgjegjësitë e veta pas marrjes së mandatit si kuvendarë.

Kandidatja me numrin rendor 27, Mrika Krasniqi Shala, nga Koalicioni “Për Familjen”, jep fjalën e saj se do t’i qëndrojë besnike votës që do t’i besohet asaj dhe nuk do të bëjë kompromis për asnjë çmim që do ta “toksifikonte familjen”!

Familja është e shenjtë. Ta ruajmë së bashku familjen kosovare.

Votoni Koalicionin Për Familjen 129
Voto 27 Mrika Krasniqi Shala